Mirë se erdhët në këtë faqe.

Jam Eno Barjami,  Sipërmarrës dhe Instruktor Trajnimi për Menaxhimin Krijues.

Kam lindur në Janar të vitit 1985, në qytetin e Tepelenës, ku kam kryer një pjesë të mësimeve fillore.

Studimet i kam kryer në Tiranë dhe në Firence (Itali), ku jam specializuar për Arte Pamore, Dizajn Grafik, Multimedia dhe Menaxhim.

Karrierën profesionale e kam nisur që prej vitit 2003, kryesisht në sektorin e Media-Komunikimit dhe Marketingut, nga ku më janë ofruar disa përvoja të ndryshme si : Pedagog në Arte dhe Dizajn, Drejtues Kreativ, Skenarist, Ilustrues, Konsulent Artistik, Dizajner dhe Menaxher Projektesh.

Aktualisht, prej vitit 2010 drejtoj një Agjenci Kreative për Dizajn dhe Reklamim e cila operon në rritje, brenda dhe jashtë vendit, si dhe një Qendër Trajnimi për kurse në Arte Pamore, Dizajn Grafik, Teknologji Komunikimi dhe Menaxhim.

Kjo përvojë profesionale, së bashku me mjaft trajnime dhe studime të tjera që kam kryer në fushat e menaxhimit dhe zhvillimit personal, me kanë dhënë mundësinë që të provoj veten edhe në sipermarrje të tjera private brenda dhe jashtë vendit, duke perfeksionuar më tepër artin e menaxhimit.

Më është dashur shumë kohë, gati dy dekada, me mjaft mund dhe përkushtim, duke punuar e mësuar dhe anasjelltas që të arrija gradualisht suksesin e deritanishëm në punën dhe jetën time private.

Tashmë, falë këtyre arritjeve, kam fituar  shumë më tepër kohë për veten dhe për familjen time si dhe më është shtuar dëshira për të ndimuar ata profesionistë të cilët, sikurse unë deri dje, mundohen, lodhen dhe përpiqen në përditshmërine e trye që të rrisin mirëqënien dhe të sigurojnë të ardhmen.

Vendosa që të hap këtë faqe për të ndarë përvojën me ju, sipas mënyrës sime : Menaxhimit Krijues, me shpresën që dikush i cili ka nevojë, të mësoje diçka të vlefshme për veten, dhe në një kohë më të shpejtë.

Uroj që këto këshilla profesionale t’ju lehtësojnë sado pak ngarkesat e përditëshme dhe t’ju orientojnë drejt një zhvillimi real dhe të ndershëm në punën dhe në jetën tuaj.

Ju uroj Suksese!