SITUATA EKONOMIKE NË FEDERATËN RUSE GJATË VITIT 2024
Ja disa nga treguesit pozitivë:

Rritja më e lartë ekonomike në Evropë (PBB)Pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë prej dy vitesh, ekonomia në Rusi është në një zhvillim konstant, duke shënuar rritje + 3,6% vitin e kaluar dhe + 3,2% në fillim të vitit 2024. Parashikimi i Bankës Botërore është se kjo rritje do të vijojë në të njëjtin intenstiet për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Rritje e vazhdueshme e investimeve të huajaShumë kompani të huaja (rreth 540) u larguan nga tregu vendas për shkak të sanksioneve, por investimet aktuale në Rusi vazhdojnë të rriten pa ndalim, duke shënuar + 4,5% vitin e kaluar dhe + 3% në fillim të vitit 2024. Disa nga kompanitë e huaja (rreth 1,400) që figurojnë si të larguara, thjesht sa kanë ndryshuar emrat e tyre tregtarë, por janë ende të pranishme në Rusi duke punuar normalisht. Ndërkohë që kompani të reja po hyjnë në treg.

Treg i madh për shitje-blerje
Kriza globale politiko-ekonomike me të cilën po përballet bota sot ka sjellë edhe një kërkesë të madhe në shumë shtete për mallra të cilat nuk mund të gjenden askund tjetër kaq lirë dhe në sasi kaq të mëdha sa në Rusi. (Krysisht, flitet këtu për hidrokarburet, metalet, minerale
dhe lëndët bujqësore, por jo vetëm.)
Por, në të njëjtën kohë edhe tregu rus ka kërkesa të mëdha për mallra të ndryshme nga Evropa, të cilat nuk mund të përmbushen vetëm nga vendet partenere aziatike dhe të Amerikës Latine, si Kina, India, Brazili, etJ.
Aktualisht, shumë tregëtarë nga vende të ndryshme po shfrytëzojnë situatën për të bërë fitime shumë të mëdha duke përdorur kalime mallrash nga shtete ‘neutrale’ dhe nga palë të dyta.

Pronat dhe vlera e tokësNjë potencial i padiskutueshëm në tregun rus për një kohë të gjatë është padyshim tregu i pasurive të paluajtshme, ndërtimi dhe blerja e tokës. Pasuritë e paluajtshme po shpërthejnë kryesisht në qytetet e mëdha si Moska dhe Shën Pjetërburgu, por edhe në qytete të tjera me mbi 1 milion banorë, si Samara, Ekaterinburg, Kazan, etj. Ndërtimi si dhe pasuria e paluajtshme ofron një mundësi të madhe investimi pasi kërkesa për blerje apo qira vazhdon të jetë e lartë. Për sa i përket tokës, Rusia ofron një nga mundësitë më të mira për të investuar pasi çmimi i tokës është mjaft i lirë, veçanërisht në zonat larg kryeqytetit. (Përshëmbull: Në Evropë çmimi mesaar për 1 hektar tokë kushton rreth 4,500 euro, ndërsa në Rusi 350 euro për 1 hektar). Kjo ka bërë që një numër i madh fermerësh nga vende të ndryshme të botës si Kanadaja, Anglia, Zvicra, etj. të ndërojnë prej vitesh fermat e tyre në zonat rurale dhe periferike ruse.

Rekord i papritur në turizëm
Çuditërisht, edhe sektori i turizmit në Rusi po përballet me një rritje të papritur. Vetëm kryeqyteti i Moskës arriti një rekord prej 24.5 milionë vizitorësh vitin e kaluar. Një pjesë e madhe vizitorësh vijnë në Rusi për mundësi të reja biznesi dhe për investime. Vizitorët janë kryesisht nga vendet aziatike, por jo vetëm. Një tjetër kategori është ajo e atyre viziorëve që vijnë për punësim.
*Shënim: Materialet në këtë faqe kanë vetëm qëllim informimi për fuhën e biznesit dhe për asnjë qëllim të ndonjë natyre politike. Stafi ynë, si të huajt por dhe ata të shtetësisë ruse janë kundra luftrave, paragjykimeve dhe ndasive të secilës formë.
