Sa janë taksat e biznesit në Rusi?
Përgjigje: Që nga viti 2021, rezidentët tatimorë paguajnë një normë prej 13% për të ardhurat vjetore deri në 5 milionë rubla. Ndërsa të ardhurat mbi këtë kufi taksohn me 15%. Ndërkohë, të ardhurat për jorezidentët (*shtetasit e huaj të pa pajisur me leje qëndrimi, por që kryejnë aktivitet tregtar në Rusi) tatohen me 30% . Personat e vetëpunësuar paguajnë 4-6% mbi xhiron.
A mund të shes vetë on-line, pa qenë fizikisht në Rusi?
Përgjigje: Kuptohet që shitjet mund të ofrohen tashmë falë internetit nga çdo vend i botës. Por tregu dhe konsumatori rus ka një tjetër qasje komunikimi dhe tjetër mendësi, ndryshe nga vendet perendimore. Ata nuk i kushtojnë rëndësi një produkti apo përfaqësie që nuk bën pjesë në ‘habitatin’ e tyre dhe që tingëllon ‘e huaj’. Njësoj ata injorojnë E-maile apo telefonata jo vendase. Gjithashtu, rrjetet sociale më popullore dhe hapësirat reklamuese on-line në Rusi janë ndyshe nga ato në perëndim. (Përshembull: nuk frekuentohen Facebook, AirBnb, Amazon; por faqet vendase ekuivalente si: Vkontakte, Avito, Ostrovok, Wildberries, etj. gjenerojnë shumë trafik) Që të shesësh mirë në Rusi duhet që të ‘kamuflohesh’ në mendësinë dhe stilin e tyre konsumator.
A ka racizëm apo diskriminim në Rusi?
Përgjigje: Në territorin e Rusisë jetojnë rreth 190 popullësi të etnive të ndryshme, të ndara në disa besime te ndryshme fetare si: Kristian-Ortodoksë, Kristianë të traditave të tjera, Muslimanë, Hebrenjë dhe Budistë, të cilët kanë të drejta dhe shtetësi të përbashkët dhe jetojnë në harmoni me njëri tjetrin. Federata Ruse përfshin 21 republika, 9 territore, 46 rajone, 1 rajon autonom, 4 rrethe autonome dhe 2 qytete të vartësisë federale. Aty vlerësohet diversiteti dhe respektohen minoritetet.
A ndihet biznesi i kërcënuar në Rusi?
Përgjigje: Qeveria ruse inkurajon dhe investon në sipërmarrjet e reja. Nga viti në vit nga autoritet lëshohen grante për punësimin e të rinjëve, zhvillimin e zonave të largëta, për industrinë, teknologjitë dhe infrastruktuën. Korporatat e mëdha ruse si Gazprom, Yandex, Rosatom, etj vazhdimisht bashkëpunojnë me qeverinë në programe zhvillimi dhe mbështetëse për qytetarët. Klima e biznesit është pozitive dhe konkurenca e lirë, ndonëse ka kompani shumë të mëdha në kushte oligopoli dhe monopoli (kryesisht ato në partneritet shtetëror në fushat e energjisë) të cilat nuk mund të konkurohen dot prej tregut të madh që kanë në zotërim.
A ka diktaturë në Rusi?
Përgjigje: Rusia, ashtu si dhe shtete të tjera si Kina, Meksika, Indoneza, India, etj kanë një sistem politiko-ekonomik të përzjerë, ku garantohet dhe nxitet iniciativa e lirë për individët dhe bizneset, por ka dhe autoritet veprues nga institucionet ligjzbatuese kur nga individi abuzohet me liritë që cakton ligji. Secili individ në Federatën Ruse, vendas apo i huaj ka liri që mbrohen nga kodi kushtetues dhe organet qeveritare nuk kanë asnjë të drejtë mbi ligin, por njëkohësisht ka masa të rrepta parandaluese kur individi shkel ligjin.
*Shënim: Materialet në këtë faqe kanë vetëm qëllim informimi për fuhën e biznesit dhe për asnjë qëllim të ndonjë natyre politike. Stafi ynë, si të huajt por dhe ata të shtetësisë ruse janë kundra luftrave, paragjykimeve dhe ndasive të secilës formë.
