LAJME & EVENTE

Dhjetor 2024: Kompania me të cilën bashkëpunoj prej 3 vitesh në sektorin e Marketingut dhe Reklamimit ‘TEKS TREND LLC’ arriti një rekord shitjesh +500% (*rritje 5-fish në 3 vitet e fundit), duke u pozicionuar tashmë si një lider në fushën e shitjeve onine për markat e veshjeve të kategorive të ndryshme. Përveç suksesit në shitje, në këto vite kemi formuar partneritete të qëndrushme me kompani dhe fabrika prestigjoze prodhimi në Kinë, Poloni, Turqi, Biellorusi, etj, duke u pozicionuar gradualisht në një segment global dhe në përherë rritje.

Janar 2023 – Prezent: Për të thelluar botëkuptimin shpirtëror dhe shërbimin dhe ndihmën ndaj komunitetit, aktualisht jam angazhuar në Studime Teologjike pranë ‘Precept Institute – Eurasia’  dhe në seminaret e ‘Kishës Ungjillore-Baptiste’ në Moskë, Federata Ruse.

Pjesë të këtyre mësimeve mund ti ndiqni në kanalin tim në Youtube : Spiritual Psychology – Eno Barjami.

2019-2023: Investimet në tokat e të parëve vazhdojnë! Pas ndëtimit të resortit turistik malor Vila Sofianë fshatin Gllavë, familjarisht kemi zgjeruar investimin me ndërtimin e kompleksit ‘Sofia on Top’. Të dyja këto njësi shërbejnë si ‘një e vetme’ dhe ofrojnë akomodim, bar dhe restorant me gatime të zonës, pishinë dhe aktivitete relaksuese në një mjedis tejet të veçantë natyror. I jam mirenjohes prindërve të mi, veçanërisht im eti, që vendosën me mjaft mundim dhe sakrificë që të rigjallëronin këtë zonë, e cila prej vitesh gjendej thuajse e braktisur, ndërsa tashmë ofron punësim, lëvizje dhe aktiviete, sikurse pret turistë jo vetëm vendas por nga dhjetra vende të botës! Shumë prej tyre rikthehen vit pas viti!

Gusht 2022: Biznesi ynë familjar, resorti turistik malor Vila Sofia së fundmi është bërë sponsor i ekipit të futbollit K.F. Memaliaj. Ndonëse ekipi militon në kategorinë e tretë të Kampionatit Shqiptar të Futbollit, për ne ka rëndësi promovimi i sportit dhe jetetës së shëndetshme për të rinjtë e qytetit ku ne ndodhemi mjaft pranë.

Dhjetor 2022 : I ftuar në disa intervista në Vlog-un e video-reporterit amerikan Joseph Rose (YouTube – EXPAT American) për të folur mbi tema të ndryshme aktuale dhe profesonale, si dhe për të ndarë nga përvoja ime si një profesionist ndërkombëtar që jeton dhe punon në Federatën Ruse.

Nentor 2022 : I ftuar si folës motivues dhe trajnues në webinarin me temë: ”Rinia Zhvillon Kapacitete “, aktivitet i organizuar nga ‘Abi Agency‘ në bashkëpunim me ‘Nismën e Luleve’ në kuadër të programit ‘Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022‘ me mbështetjen financiare të ‘Kongresit Rinor Kombëtar’ në bashkëpunim me ‘Bashkinë Tiranë’.

Ky cikël webinaresh kishte në fokus të rinjë nga rrethi i Sarandës dhe Tepelenës dhe pati si qëllim informimin, edukimin, udhëzimin dhe lidh të rinjtë maturant, studentët, si dhe ata që janë duke kërkuar në tregun e punës.

Gusht 2022 : I ftuar në eventin ‘Albania Tech Talks’ për të folur mbi temën e vendimarrjes dhe hartimit të strategjive financare. Eventi kishte në fokus edukimin financiar dhe teknologjinë si mjet ndihmues në aspektet financiare dhe zhvillimit të biznesit.

Shtator – Dhjetor 2021 : Së bashku me znj. Shpresa Rupar – eksperte e Programimit Neuro Linguistik, po punojmë për realizimin e një serie trajnimesh zhvilluese për temën e Edukimit Financiar. Për çdo Info. ju ftoj të ndiqni Linkun: https://fb.me/e/1652Fnkjf

23 korrik 2021 : Se fundmi jam transferuar me pune ne qytetin e Moskes (Rusi), ku jam angazhuar ne zgjerimin e bizneseve dhe ne thellimin e kerkimeve shkencore, veçanerisht ne fushat e psikologjise se aplikuar ne jete dhe ne biznes.

Nderkohe, te gjitha sherbimet e mia te keshillimit dhe trajnimit vijojne qe te jene njesoj te mundshme On-Line, si per seancat individuale edhe per ato te trajnimit ne grupe (ose stafe). Per me shume info mund te vizitoni lidhjen: https://menaxhimikrijues.com/

Kontaktet e mia ne Whatsapp dhe Viber mbeten po njesoj: 00355696064623 dhe E-mail: enobarjami@gmail.com

Ju uroj cdo te mire nga zemra, juve dhe te dashurve tuaj! 🙏

11 Maj 2021 : Portali ndërkombëtar i kërkimeve dhe publikimeve shkencore ‘Academia.edu‘ njofton se pas vetëm 3 muajve nga botimi i librit tim ‘Ji Rrugë-Zgjidhja’, studiues të ndryshëm kanë referuar plot 5 herë materialet e tyre studimore nën emrin tim.Më tepër se kjo më gëzon veçanërisht fakti që PUNA SHPËRBLEHET, miq. Librin ‘Ji Rrugë-Zgjidhja’ mund ta gjeni / porosisni këtu; https://menaxhimikrijues.com/libra/

Ju falenderoj për mbështetjen tuaj dhe mesazhet që vijoni të më dërgoni.Shumë mirënjohje 🙏

15 Prill 2021 : Një webinar i suksesshëm, organizuar nga ‘Leaderimpact Albania’ sipas disa koncepteve të librit ‘Ji Rrugë-Zgjidhja’ mbi njërën prej aftësive më domethënëse të lidershipit: Vendimmarrjen.
Si mund të ndërmarrim vendimet e duhura personale në kohë sfidash dhe kufizimesh sociale dhe ekonomike?
Si mund të forcojmë aftësitë tona profesionale dhe të punës në grup, duke përballur çdo situatë në formën më të menaxhueshme?
Si mund të arrijmë problem-zgjidhje në jetën tonë edhe kur zgjidhjet duken tejet të pakta?
Te ky webinar u trajtuan koncepte praktike mbi elementet e natyrës njerëzore, të bazuara që prej lashtësisë, dhe mbi përvoja reale bashkëkohore të autorit nga marrëdhëniet e biznesit dhe nga jeta e përditshme.

01 Mars 2021: Business Magazine Albania boton artikullin tim me temë: Si të rrisim produktivitetin në punë dhe në jetë në kategorinë e Zhvillimit Personal. Artikullin mund ta lexoni të plotë duke këtu :

https://businessmag.al/si-te-rrisim-produktivitetin-ne-pune-dhe-ne-jete/

28 Janar 2021: Pata privilegjin që të mbaja Webinar-in e parë rajonal, ku pati një pjesmarrje mjaft të gjerë mësimdhënësish dhe trajnuesish nga disa treva të rajonit të Evropës Jug-Lindore, me temë ‘MENDËSIA KRIJUESE’, ardhur në bashkëpunim me organizatën ‘Dritë Shprese’ me seli në Shkup. Shpreh mirënjohje mësusve tanë që investojnë kohe dhe energji për aftësinin e tyre!


07 Mars 2021 : Patëm një podcast të mrekullueshëm në ‘LiveME’,
ku isha i ftuar së bashku Gerti boshnjaku, themeluesin e
New Media Communications dhe Business Magazine Albania.
U zhvillua një episod special ku fola për zhvillimin personal,
produktivitetin dhe motivimin, tema këto të cilat vendosin theksin
në balancën e jetesës së shëndetshme në të gjitha aspektet.
Mund ta lexoni artikullin këtu.

06 Nëntor 2020 : Business Mag Albania zgjodhi që të botojë artikullin tim me temë ‘Përfitimet nga koha e vetë-izolimit’ në kategorinë e ‘zhvillimit personal’ në numrin e saj të 24-të. Ky artikull vjen si një përmbledhje e disa pikave që po trajtoj në librin tim të ri që pritet të përfundojë së shpejti! https://businessmag.al/product/revista-tetor-2020/


25 Qershor 2020 : Në datat 7 dhe 9 Gusht 2020 u mbajt webinari me temat ‘Vizioni & Planifikimi Personal’ dhe ‘Komunikimi Efektiv & Ndërtues’ në bashkëpunim me ‘IJR Profesionist’ ku pati në total rreth 300 pjesmarrës nga gjithë rajoni! Këtë trajnim mund ta ndiqni falas te kjo lidhje: https://www.youtube.com/watch?v=RfbWrBMEKB8&t=2772s


13 Qershor 2020 : Intrvistë e dhënë në ‘Radio Ngjallja’ me këshilla motivuse mbi temën e post-izolimit nga Covid-19 dhe rritjen e aktiviteteve të nevojshme. Ligëratën mund ta ndiqni në lidhen e mëposhtme:


13 Maj 2020 : Së fundmi jam çertifikuar me një tjetër titull plotësues në ‘Life Coaching’, e cila është një lloj ‘Psikologjie e Aplikuar’ për këshillim dhe orientime problem-zgjidhëse në çdo aspekt personal dhe profesional të jetës. Ky program përbën një model trajnimi të akredituar (CPD) që ndihmon këdo në qartësimin e vlerave personale, identifikimin e aspekteve bllokuese në jetë, mentorim dhe terapi praktike për çdo aspekt të zhvillimit personal, ndryshimeve & sfidave në jetë, si dhe çështjeve të profesionit. Më tepër info.rreth programit:
https://cpduk.co.uk/
https://newskillsacademy.com/c…/life-coaching-certification/


20 Prill 2020 Se fundmi jam duke shkruar nje liber me permbledhje njohurish praktike per qartesimin & zhvillimin e karakterit dhe per energji te reja qe mund te ndihmojne gjithesecilin ne kalimin sa me shpejt dhe thjesht te sfidave. Libri do kete ne fokus zhvillimin tone te pavarur ne kendveshtimin filozofik, psikologjik, social dhe shpirteror. Botimi prtet te ndodhe ne Shtator 2020 dhe mund te gjendet ne cdo librari, sikurse dhe prane ‘Qendres Pro-Kreative ADAPT’.


22 Shkurt 2020: Nje Workshop nderkombetar i mbyllur me shume sukses ne temen: “Bashkepunimi, Komunikimi & Shitjet Efektive” me foles Eno Barjami (AL) dhe Vikash Gandhi (UK) ku morren pjese studente te Fakultetit Ekonomik, Tirane si dhe drejtues e strafe nga disa kompani shqiptare.


07 Skurt 2020: Së fundmi jam akredituar si një trajnues & instruktor (life coach) pranë kompanise ‘High Impact Consulting’ në programin e avancuar CPD (https://cpduk.co.uk/) në profilin “Psikologji e Aplikuar Pozitive”. Ky investim vjen si synim i përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të konsulencës & terapive individuale mbi zhvillimin personal & të bizneseve që së fundmi po promovoj në këtë faqe.


28 Tetor 2019: Leksion i mbajtur në Universitetin ‘Metropolitan’ të Tiranës mbi temën ‘Parimet dhe Elementet në Art dhe Dizajn’, ku u trajtuan veçoritë dhe soiblokat që ne perceptojmë së brendshmi përmes formave dhe ngjyrave në natyrë.


15 Tetor 2019 

Intervistë në Radio Ngjallja 88.4 MhZ për të folur mbi ‘Mërzinë dhe Brezin e Ri’.

9 Shtator 2019 

BlueMagic Group Ltd. kompani mjeksore me seli qendrore në Londër dhe klinikat kryesore në Stamboll, ka planifikuar çeljen e degës e saj oeprative në Tiranë, si segment mbështetës për ‘shërbim klienti & konsulencë mjekësore’ për tregun ndërkombëtar.

Për të zhvilluar standartin etik të punes dhe rritur aftësimin profesional të stafit të saj, BlueMagic Group Ltd zgjodhi të implementojë në akademinë e saj kurset e programit ‘Menaxhimi Krijues’, të cilat do të ofrohen edhe në vijim të aktivitetit tregtar si trajnime periodike për rritje produktiviteti & team-building në gjuhën angleze.

Ndihem mjaft i vlerësuar për këtë bashkëpunim, veçanërisht për faktin që tashmë programi ‘Menaxhimi Krijues’ bëhet pjesë e një përvoje të një rrjeti nderkombetar. Mirënjohje!

15 Qershor 2019 

Një përvojë absolutisht unike, seminari me titull ‘MENTALITETI’ nga lektori & trajnuesi Eno Barjami,  mbajtur ditën e shtunë, datë 15 Qershor.

Trajtuam Mentalitetin në lidhje me gjuhën, zakonet, kufizimet, transforminin, suksesin dhe identitetin sipas një ‘koktejli’ këndvështimesh shkencore në lingusitikë, psikologji, filozofi, neuro-shkencë, antropologji dhe spiritualizëm.

15 Maj 2019 Trajnimi 1 ditor ‘Menaxhimi i Stresit & Stili drejt Jetesës Produktive’ – nga Eno Barjami u mbyll me mjaft sukses, nën organizimin ‘shembullor’ të ADAPT dhe SOTMËRIA. Falenderojmë pjesmarrësit tejet të veçantë & organizatorët për këtë mbrëmje të paharrueshme!

08 Maj 2019  Intervistë në Radio Ngjallja 88.4 MhZ për të folur mbi ‘Stresin dhe mënyrave praktike për Menaxhimin e tij’.

12 Prill 2019  U mbyll me sukses trajnimi 1 ditor me temë : Menaxhimi i Stresit dhe Stili Drejt Jetesës Prodkutive.

Trajnimi trajtoi një program vetë-përmirësimi të fokusuar në shkak-pasojat e stresit në shoqërinë e sotme dhe zgjidhjet më efektive në përballjet, kontrollin dhe reduktimin e tij.

Programi vlejti për individë të angazhuar në jetën profesionale, studentore dhe atë familjare që përballen me vështirësi emocionale dhe kompleksitete sociale dhe që kërkojnë zgjidhje praktike për përmirësimin e stilit të jetesës dhe produktivitetin në punë.

 

20 Shkurt 2019   Pata privilegjin e rrallë që të shkruaj përmbledhjen e librit “KOMUNITETI – Teori dhe praktika bashkëkohore” me autor Dr.Isidor Koti.

Ky libër paraqet një risi shkencore, të mirëstrukturuar dhe të pasur me ide praktike për individin dhe rëndësinë komunitare të kësaj gjenerate, ku gjithësecili mund ti drejtohet për të gjetur pika të dobishme referimi prej së cilave mund të qartësojë më tepër rolin dhe potencialin e tij individual dhe shoqëror.

Urime autorit për punën serioze dhe lexuesit që zgjodhi të bëjë të tijin këtë libër!

08 Nëntor 2018    Së bashku me Vangjel Kojku (studiues religjoni & predikues), mbajtëm një leksion të hapur formues dhe edukativ për zhvillimin personal (i pari i këtij lloji në Shqipëri) me titull ‘Dimensionet e (Pa)njohura të Natyrës Njerëzore’.
Leksioni u paraqit si përvojë kërkimore dhe studimore në fushat e Psikologjisë, Neuro-shkencës, Filozofisë dhe Spiritualitetit. Në të u trajtuar zbulimi dhe prezantim i ‘4 Dimensioneve Natyrore të Qënies Njerëzore’, si dhe Burimit dhe Përqëndrimit të Energjive dhe Inteligjencës, së bashku me këndvështimet praktike shkencore, si dhe simbolikat e shkrimeve të shenjta mbi këto dimensione. Në sallë pati rreth 80 pjesëmarrës dhe në përfundim u zhvilluan dhe diskutime të ndryshme mbi temat

31 Tetor 2018    Redaksia e gazetës ‘SHQIPTARJA.COM’ i kushtoi një artikull përmbatjes së intervistës sime mbi temën e ‘Halloween-it’, dhënë në REPORT TV.

31 Tetor 2018    I ftuar në pozicionin e ‘studiuesit shkencor dhe trajnuesit’ në emisionin ‘Rreze Dielli’ në REPORT TV për të ndarë informacione mbi festën e ‘HALLOWEEN-it’, traditën dhe simbolikat e saja, si dhe aspekte të tjera shoqërore.

13 Shtator 2018    Finalizova diplomimin pranë ‘International Business Management Ins. – Berlin’ në lëndët e Menaxhimit Strategjik, Bazat në Marketing, Parimet Ekonomike, Lidership & Zhvillim Skuadre.    Falenderoj profesionistët dhe sipërmarrësit që më besuan trajnimin për zhvillimin e aftësive të tyre dhe i mirëpres në programe të ardhshme.

30 Korrik 2018 Një kronikë e gjerë informative, e përgatitur gjatë njërit prej trajnimeve të ‘MENAXHIMIT KRIJUES’ dhe e trajtuar profesionalisht nga gazetarja Erjona Rusi për REPORT TV.

16 Korrik 2018 ‘MENAXHIMI KRIJUES për zhvillim Personal & Profesional’ u liçencua  nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), si një program trajnimi zhvillimor për tregun e punës.  Tashmë, profesionistët që ndjekin këtë kurs trajnimi do mund të pajisen me Çertifikatë të njohur për Menaxhim.

29 Qershor 2018 I ftuar për të folur mbi temën “Motivim, apo Menaxhim Krijues” në emisionin ‘Mirëmëngjes Shqipëri’ në TVSH.

https://www.youtube.com/watch?v=vzxshF-i3CU&feature=youtu.be

6 Qershor 2018 Sot u çertifikova në kursin e specializimit ‘Coaching Skills for Managers’ (Aftësitë e Trajnimit për Menaxherët) nga University of California – Davis. Në provimin përfundimtar shtjellova disa nga pikat e programit zhvillimor, të modeluar për ‘Menaxhimin Krijues’. Kjo detyrë, nga 100 pikë të mundshme, u vlerësua me rezultatin 94.4 pikë!

5 Prill 2018  I ftuar për të kontribuar si Mentor në konkursin “Teknologjia dhe Komuniteti- Hackathon.” (I pari i këtij lloji në Shqipëri.) : nën moton : Një ditë plot pasion për teknologjinë në shërbim të komunitetit. Organizuar nga ‘Albanian ICT Academy

28 MAJ 2018  I ftuar të flas mbi Menaxhimin Krijues në IN TV RADIO 105.7 mgh, te emisioni ‘In Breakfast’. Një pjesë e intervistës mund të ndiqet te video bashkëlidhur:

24 MAJ 2018  Për të kompletuar programin tim të zhvillimit personal dhe profesional të ‘Menaxhimit Krijues’, kam aplikuar për ta thelluar këtë tezë në University of California, Davis – USA’, në kursin e specializimit: Aftësitë Trajnuese për Menaxherët. (Coaching Skills for Managers). Ky kurs do fokusohet në temat: Menaxhimi si Trajnim, Vendosja e Objektivave & Vlerësimi i Çështjeve të Performancës, Praktikat e Trajnimit (Coaching), Bashkëbisedimi Trajnues.

19 MAJ 2018  I ftuar që të marrë pjesë si Mentor dhe profesionist nga sektori i menaxhimit dhe sipërmarrjes në Edicionin e 7 të eventit ndërkombëtar ‘StartUpLive – Tirana’ për të ndjekur dhe këshilluar mbi idetë e sipërmarrësve të rinj. www.StartUpLive.org

15 MAJ 2018  ‘Menaxhimi Krijues’ së fundmi ofrohet si pjesë e Çmimit të Parë ‘Ivanaj Startup Award’ për Fituesit e kompeticionit StartUpLive për Tiranën. www.StartUpLive.org

5 MAJ 2018  Trajnimi  i programit Menaxhimi Krijues nis që të mbahet edhe në ‘Fondacoionet Ivanaj për Nju Jorkun dhe Tiranën.’  www.Ivanaj-Foundations.org

24 PRILL 2018  I ftuar që të mbaj një fjalim motivues dhe disa veçori të ‘Menaxhimit Krijues’, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Fushat e Information-Communication-Technology, event i organizuar nga ‘EESTEC LC – EU.Association’ në bashkëpunim me ‘M&M Ivanaj Foundation Institute’.  www.eestec.net

26 PRILL 2018  Programi i MENAXHIMIT KRIJUES, bëhet pjesë e paketës promovuese në konferencën ‘InfoCom World Albania’.  www.InfoCom.al

21 PRILL 2018  Portali Mediatik FAKTOR.al boton shkrimin me titull ‘S’ka më Shefa.’  www.faktor.al

15 PRILL 2018  Portali Mediatik RESPUBLICA boton shkrimin me titull ‘Koha e Prindërve është Treg Tjetër.’   www.respublica.al

14 PRILL 2018  Trajnimi i parë i programit Menaxhimi Krijues nis në Qendrën Pro-Kreative ADAPT.  www.adapt.al

12 PRILL 2018  Artikulli ‘Çfarë Quajmë Sot Sukses.’, botohet në portalin mediatik BALKAN WEB  www.BalkanWeb.com 

11 PRILL 2018  Artikulli ‘Kokëfortësia VS ‘Know How’.’, botohet në portalin mediatik te gazetës STANDARD  www.standard.al