Përshëndetje!

Quhem Eno Barjami,  Sipërmarrës dhe Konsulent i Çertifikuar Ndërkombëtarisht për Jetën dhe Biznesin.

Kam lindur në Janar të vitit 1985 në Republikën e Shqipërisë. Prej vitit 1997 kam studiuar dhe punuar në Tiranë (Shqipëri) dhe në Firence (Itali).

Tashmë, prej vitit 2021 ushtroj aktivitetin tim privat në Moskë – Federata Ruse, ku ofroj konsulencë për biznese vendase dhe të huaja që interesohen të rrisin shitjet në tregjet globale, si dhe me përfaqësitë që kërkojnë të investojnë në Rusi.

Nëse interesoheni për bashkëpunime apo partneritete të këtij lloji, ose për të zhvilluar performancën e stafit tuaj, jeni të ftuar të më kontaktoni.

Për më tepër, më poshtë gjeni edhe CV-në time.

Ju uroj shumë suksese!


CV | KARRIERA:
  • 2018 – prezent: Konsulencë për Tregëti Ndërkombëtare dhe Investime, strategji marketingu dhe shitjesh, import-eksporti mallrash dhe lëndësh të para, përfaqësim dhe menaxhim biznesi, shërbime trajnimi, ndërtimi dhe pasurish të paluajtshme, etj.
  • 2022 – 2025:  “TEKS-TREND  LLC “,  Kompani në Moskë, Rusi -Pozicioni: Drejtor i Departamentit Reklamues për shërbime të ndryshme për tregetimin e markave ndërkombëtare të veshjeve COCCODRILLO, SVITANAK, MOUNTICA, GALANTEYA, MOKIDA, etj.
  •  2021 – 2022 : “MOBITECH  LLC”, Grup Kompanish në Moskë, Rusi – Pozicioni: Drejtor Marketingu për zhvillimin e disa biznesve në industrinë e ndërtimit dhe të shërbimeve, si: ARENDASOFT, SMARTBURO, ANTRESOL24, SANNOVA, URBALIT, NADOMETR, etj.
  • 2022: “KINOTEATËR MOSKA”, Grup Kompanish në Moskë, Rusi në sektorin ‘Premium’. Pozicioni: Konsulent pranë Drejtorit të Marketingut për zhvillimin e hapësirave të reklamimit, sallave të kinemave, restoranteve dhe bareve, partneriteteve, etj.
  • 2010 – 2021 :  AKZ CREATIVE STUDIO, Agjenci Reklamimi në Tiranë,  Shqipëri – Pozicioni: Bashkëpronar, Menaxher dhe Drejtor Kreativ për shërbime të ndryshme raklamimi dhe marketingu.
  • 2017 – 2021 :  QENDRA ADAPT, Qender Kërkimore, Trajnimesh dhe Kursesh Profesionale e Licensuar në Tiranë, Shqipëri – Pozicioni: Bashkëpronar, Menaxher dhe Trajnues për studentë, profesionistë dhe biznese të ndryshmë.
  • 2011-2014: UNIVERSITETI POLIS, Universitet Privat Tiranë, Shqipëri – Pozicioni: Pedagog në Fakultetin e Dizajnit dhe Arkitekturës për lëndët: dizajn grafik, multimedia, branding dhe marketing.
  • 2019-2021: ENER-TECH, Dyqan Tregëtimi Materialesh Elektrike Tiranë, Shqipëri në Partneritet me Kompaninë SIAME SHPK – Pozicioni: Bashkëthemelues dhe Kosulent Marketingu për tregëtim, shpërndarje dhe promovim për marka elektrike Europiane si GEWISS, MARLANVIL, ICEL, ARNO CANALI, DURA LAMP, Etj.
  • 2010:VPRO MEDIA, Televizion Shtetëror në Amsterdam, Hollandë – Pozicioni: Menaxher Produksioni për një dokumentar të realizuar në Shqipëri nën kuadrin e integrimit europian.
  • 2007-2009: LE SPOT GROUP, Agjenci Marketingu Tiranë, Shqipëri – Pozicioni: Dizajner dhe Skenarist Reklamash për shërbime të ndryshmë raklamimi dhe marketingu.
  • 2003-2006 TOP CHANNEL, Televizion Privat Tiranë, Shqipëri – Pozicioni: Skenarist (freelancer)  për shfaqjen ‘Portokalli’.

________________________

EDUKIMI:

I ftuar si ekspert dhe folës:

________________________

GJUHË TË HUAJA:

  • Anglisht – Nivel Profesional C1
  • Italisht – Nivel Profesional C2
  • Rusisht – Nivel Mesatar B2
  • Spanjisht – Nivel Fillestar A1
  • Shqip – Gjuhë Amëtare

________________________

PROJEKTE NDËRKOMBËTARE:

2020: Seminar ndërkombetar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranë, Fakulteti Ekonomik temën: “Bashkepunimi, Komunikimi & Shitjet Efektive” me folës Eno Barjami (AL) dhe Vikash Gandhi (UK) ku morrën pjesë studentë dhe profesonistë të ndryshëm, si dhe drejtues dhe menaxherë nga disa kompani shqiptare.

2013-2014: Konferenca Creative Industries in Europe – promovuar nga Bashkimi Europian, pranë Universitetit Polis, Tiranë.
Roli: Organizator dhe koordinator i projektit

2012-14: Eventi ndërkombëtar i arkitekturës, arteve pamore dhe dizajnit ‘TAW – Tirana Architecture Weeks’ nga Bashkia Tiranë dhe Universiteti Polis. Roli: Organizator i konkurseve të artit dhe dizajnit, drejtues artistik dhe kurator eventi

2012-13: Projekti  Bed and Bunker‘ (nominuar si kandidat për çmimin ndërkombëtar EU-Award Mies van der Rohe) – organizuar nga universitetet FH Mainz Gjermani dhe U.Polis Tiranë. Roli: Koordinator i projektit, lektor

BOTIME DHE PUBLIKIME:

LITERATURË:   Autor i librit të vetëzhvillimit me titull Ji Rrugë-zgjidhja – filiozofi e vjetër për një jetë të re krijuese

Recensues i librit KOMUNITETI – Teori dhe praktika bashkëkohore” me autor Dr. Isidor Koti

REVISTA SHKENCORE: Autor i artikullit me temë ‘Branding the new image of Tirana’ në revistën shkencore Forum A+P

SHTYPI I SHKRUAR: Artikuj të sferës profesionale në gazetat dhe revistat Business Magazine Albania,  Shqiptarja.com, BallkanWeb, Standard, ResPublica, etj

TELEVIZION: I ftuar si folës dhe studiues për tema të ndryshme në emisionet televizive Report TV, Top Channel, Shqipëria Live, Rreze Dielli, Syri TV, LiveME, etj

________________________

VULLNETARIZËM:

2021-prezent:  Shërbesa të ndryshme komunitare në Kishën Ungjillore ‘Bethany’ në Moskë, Rusi

2019-prezent:  Këshillim on-line në tema shpirtërore dhe mtivuese për komunitetin shqipfolës në kanalet sociale ‘Psikologjia Shpirtërore’

2019: Ndihmë ndaj të prekurve të tërmetit të datës 26 Nëntor të vitit 2019 në kampet në Shijak dhe Thumanë me organizatën Hope Worldwide

2018-21: Seminare për profesionistë dhe studentë në bashkëpunim me Instituti Jeta e Re

Seminare për profesionistë dhe sipërmarrës pranë organizatava Leaderimpact dhe Sotmëria

Seminare dhe këshillim për të rinjtë në Tiranë dhe Elbasan në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Intervista dhe këshillime për tema të ndryshme sociale dhe profesionale në Radio Ngjallja

Shërbesë dhe këshillim pranë aktiviteteve të qendrës Studentë të Krishterë, Tiranë

2011-2017: Angazhime në aktivitete ndërgjegjësimi pranē Qendra Mjedisore EDEN

Mbështetje për organizatën e studentëve shqiptarë në diasporë Albanian Scholarships Effort

2017: Seminare, mentorim dhe këshillim për profesionistë dhe sipërmarrës të rinjë pranë OJF-ve ‘The Ivanaj Foundations’, StartUp Life Tirana, Startup Grid Tirana, EESTEC, etj.