PËRSE JU DUHET (PATJETËR) KONSULENTI NDËRMJETËS NË RUSI?

Ndonëse potenciali dhe mundësitë në tregun rus janë të mëdha, mënyra e të bërit biznes në Rusi ndryshon nga vendet e tjera. Rusët janë dashamirës por ‘unikë’ në temperamentin e tyre.

Më poshtë gjenden disa veçori për tu konsideruar para se të nisni bashkëpunimet tuaja në tregun rus.

MENTALITETI

Rusët nuk parapëlqejnë formalizmin, ekstravagancën apo të dukurit mirë te të tjerët. Ata janë të thjeshtë por njëkohësisht mjaft të rezervuar në takimet e para. Nëse marrin një E-mail apo telefonatë të papritur nga vende të huaja, gjasat janë që do e konsiderojnë si ‘Spam’ ose të pabesueshme dhe nuk do humbasin kohë ti përgjigjen. Ata parapëlqejnë kontakte konkrete nga njerëz të rekomanduar, ose që jetojnë brenda vendit dhe që njohin mirë tregun. Sjellja e tyre mund të paraqitet komplekse për dikë që nuk njeh kulturën e tyre dhe mund të krijojë keqkuptime. Përshembull, ata nuk të buzëqeshin kur të takojnë, ose ndodh që qëndrojnë të heshtur kur ti i pyet për diçka, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ndjesi pozitive ndaj teje. Por ndonëse nuk shprehen shumë, përgjithësisht janë të gjendshëm dhe dashamirës, sidomos kur kanë fituar besim tek ju.

GJUHA E HUAJ

Të paktë janë rusët që flasin dhe kuptojnë mirë gjuhët e huaja. Që të bësh biznes në Rusi ju duhet patjetër dikush që veç mentalitetit dhe kulturës, flet mirë gjuhën ruse në nivel profesional. Ka disa veçori bazike të komunikimit që duhet të konsideroni gjatë një takmi me dikë në Rusi: E para, gjthnjë shikoni në sy kur flisni me ta; së dyti, mos bëni gjeste të tepërta apo shenja me duar sepse mund dukeni çuditshëm, së treti, mos hezitoni ti jepni dorën një burri në shenjë respekti (mes burrash), por kurrë mos i jepni dorën një gruaje!

DISTANCAT E LARGËTA

Duke qenë shteti më i madh në botë, me një sipëfqe prej 17,098,242 Km², kjo sjell vështirësi në qarkullimin e mallrave, sikurse ndikon në rritjen e kostove të produkteve prej transportit. Përshëmbull; distanca nga Moska për në qytetin lindor të Vladivostokut është rreth 9,100 km (ose rreth 5 ditë vozitje me makinë, pa ndalesa). Ja përse shumica e kompanive të huaja që operojnë në Rusi kanë të paktën një zyrë përfaqësie në kryeqytetin e Moskës, i cili është dhe ‘motorri ekonomik’ në vend, prej nga ku ndërlidhen të gjitha operacionet me vendet tjera.

BUROKRACITË

Rusia njihet për rregulla strikte dhe për procedura të mirëpërcaktuara që duhen ndjekur me kujdes, brenda afateve të caktuara. Ndonëse sistemet fiskale dhe burokratike janë të sistemuara efektivisht mirë dhe përgjithësisht janë të aksesuesshme on-line, lipset nevoja e specialistëve të kualifikuar që duhet t’ju asisistojnë në çdo hap, që prej regjstrimit të biznesit, pagesës së taksave, dokumentacionit që lëshohet në zyrat shtetërore, përditësimeve në sistem, etj.


*Shënim: Materialet në këtë faqe kanë vetëm qëllim informimi për fuhën e biznesit dhe për asnjë qëllim të ndonjë natyre politike. Stafi ynë, si të huajt por dhe ata të shtetësisë ruse janë kundra luftrave, paragjykimeve dhe ndasive të secilës formë.

KËSHILLA PODUKTIVE NGA VETË-ZOLIMI COVID-19*

Gjate disa diteve ‘pune vullnetare’ por te mire percaktuar ne kopeshtari, munda te reflektoj rreth nje pjese te madhe te mesimeve qe jap ne kurset dhe seminaret e mia te zhvillimit personal.

Perveç faktit se sa na duhet durimi, fokusi, disiplina dhe pasioni, per te kryer “pune te vogla por me dashuri te madhe.” (sikurse ka thene dikur dhe Nene Tereza:), kuptova veçanerisht 3 gjera:

1. Toka nuk duhet lene pas dore, njesoj siç nuk duhet ndodhe dhe me njeriun..Perndryshe ajo deformohet prej faktoreve te jashtem dhe grumbullon gjera te teperta e te panevojshme.

Continue reading “KËSHILLA PODUKTIVE NGA VETË-ZOLIMI COVID-19*”