‘KOHA E PRINDËRVE’ ËSHTË TREG TJETËR.

Foto Ilustrative: Nevoja e teknologjisë në biznes. Burimi: Google

Kjo nuk do të thotë që prindërit tanë nuk janë më prodhimtar në kohën e sotme. Përkundrazi! Ata janë njerëz të suksesshëm pasi kanë mbijetuar në ‘kohën e tyre’ dhe na kanë dhënë jetë e na kanë rritur. Madje t’i kemi me shëndet!

Por ‘koha e prindërve’ është një kohë që i përgjigjet një tjetër realiteti zhvillimor e prodhimi ekonomik, që për ‘kohën e tyre’ ishte më optimali. Tashmë, duke pasur për themele dijen dhe përvojën e tyre, na takon neve ta çojmë përpara stafetën zhvillimore,  pa rënë preh e këndvështrimit të ‘kohës së tyre’, POR njëkohësisht duke përqafuar vazhdimisht risitë dhe sfidat që shpalos koha jonë.

Dhe forma më e mirë që ka njerëzimi për të shprehur këtë dukuri është EKONOMIA E TREGUT.

Zhvillimi i teknologjisë dhe formave të ndryshme të prodhimit bëjnë që EKONOMIA sot të ketë një tipar gjithmonë e më dinamik. Për rrjedhojë botëkuptimi i ‘kohës së prindërve’ i zbatuar në ‘kohën tonë’ nuk do të jepte dot sot rezultatet më optimale ekonomike në një sipërmarrje. PSE? …Sepse ka tjetër RITËM dhe DIMENSION.

Le të përqendrohemi tek biznesi, i cili është aorta e EKONOMISË.

Siç e thamë më lartë EKONOMIA është gjithmonë në ndryshim dhe në lëvizje. Le të shikojmë shkurtimisht se si kanë ndryshuar etapat kryesore të EKONOMISË gjatë ekzistencës së njerëzimit:

Në fillim ishte PERIUDHA E GJAHTARËVE DHE MBLEDHËSVE NË NATYRË. Në këtë kohë nuk kishte planifikim. Njerëzit jetonin (më saktë ushqeheshin) vetëm me çfarë ‘u sillte fati’. Qëllimi bazik ishte mbijetesa. Prodhim nuk kishte.

Më pas erdhi PERIUDHA AGRARE. Kjo periudhë karakterizohej nga mbjelljet dhe korrjet. Njerëzimit iu bë mbijetesa më e sigurt dhe kërkesat për mirëqenie u rritën. Mund të planifikohej në terma afatgjatë.

Më pas erdhi PERIUDHA INDUSTRIALE. Kjo periudhë solli një rritje të prodhimit, nëpërmjet zhvillimeve teknike që përmirësuan mjetet e punës. Nisi të prodhohej në masë dhe të kishte rrjetëzim midis njerëzve nëpërmjet transportit dhe tregëtisë.

Tashmë jemi në PERIUDHËN E INFORMACIONIT (Njohur edhe si POST-INDUSTRIALE). Fokusi është me tepër te shërbimet, është reduktuar insutria dhe si rrjedhojë është e rëndësishme zhvillimi i njeriut për të zhbllokuar aftësitë e tij prodhuese por dhe krijuese pë shërbime më cilësore, në mënyrë që t’u përgjigjet sfidave të bashkëkohësisë. Në ndihmë të njeriut ka ardhur gradulaisht  përmirësimi i mjeteve teknologjike e digjitale, me qëllim që të ofrojnë INFORMACION sa më cilësor, te aksesueshëm dhe të shpejtë.

Duke u nisur nga sa u tha më lartë, në këndvështrimin e EKONOMISË, ‘Koha e Prindërve’ është ajo që i ngjan më shumë asaj INDUSTRIALE dhe ‘TREGU DJE’ bazohej kryesisht aty.  Por kjo nuk do të thotë që ka dalë jashtë nga ‘TREGU SOT’, aty qëndron, madje më aktive se kurrë, por jo më si ‘mundësia kryesore’ për zhvillim ekonomik, por si një pjesë e saj, sikurse dhe bujqësia…

Foto : Uzina Traktori, Tiranë, fund vitesh 70 Burimi: Gazeta Dita

Në ‘kohën tonë’ që është PERIUDHA E INFORMACIONIT, e karakterizuar nga një zhvillim i madh teknologjik dhe një siguri e madhe të mbijetesës (për sa i përket përmbushjes së nevojave bazë), duke parë ritmin e inovacionit dhe rrjetëzimin mbarëplanetar të njerëzimit në tregun që lëviz gjithmonë e më shpejt, si profesionistë na nevojiten natyrshëm  ‘mjete’ dhe ‘njohuri’ të reja për ‘të shitur’.  Sot, dyqani i hapur në vendin më të mirë nuk shet dot më si më parë, nëse nuk komunikon! Tregu sot ndjek, më shumë se kurrë nevojën dhe operon në sajë të mjeteve dhe njohurive të kohës. Paralel me zgjerimin e informacionit, jetesa është bërë intensive. Konsumatorët kërkojnë shpejtësi në komunikim dhe në shërbim, ndaj  dhe tregu zgjerohet çdo ditë virtualisht në individë të rinj, duke bërë që nëpërmjet  Shitjeve dhe Komunikimit të ketë një ndërveprim shumë herë më të gjerë se sa më parë. Mjafton të shtojmë faktin që shumë ‘Dyqane’ nuk kanë më një ‘Adresë Fizike’ pasi janë praktikisht ‘Dyqane Virtuale’ që ofrojnë shitje-blerje nga qyteti në fshat, nga qyteti në qytet dhe nga shteti në shtet! Aq shumë dhe shpejt rritet ritmi i informacionit sa që shumë investime janë kryer dhe ende vijinë në kompani të cilat ofrojnë ‘komunikimin’ si shërbim kryesor, si në rastin e bizneseve ‘Call Center’.

Një shëmbull krahasues midis ‘tregut dje dhe sot’:

Në ‘kohën e prindërve’ tanë ekonomia ishte e planifikuar, kryesisht në boshtet Bujqësi-Industri-Turizëm dhe këto sektorë kishin ndërmarrjet e tyre të llojit Grumbullim-Perpunim, ku veprimtaria kishte një orar fiks, një numër të caktuar punonjësish, një plan fiks (që nuk lejonte shumë dinamizëm) për të përmbushur një normë prodhimi dhe shpërndarjeje. Më tej, pas orarit të punës, të gjithë vijonin jetën e tyre me të njëjtin ritëm jetësor, derisa niste dita tjetër e punës. Dhe kjo vazhdonte zakonisht për vite me radhë, derisa prindërit dilnin në pension, etj.

Në ditët e sotme, në tregun e PERIUDHËS SË INFORMACIONIT thuajse asgjë nuk është e ‘përcaktuar’ nga lart! Tashmë ndiqet ‘vala e zhvillimit sipas individit’.  SOT, thuajse çdo individ ka një Smartphone nga ku : informohet, argëtohet, por dhe porosit, blen dhe shet! Njoh sipermarrës apo menaxherë që ‘punojnë’ vetëm nga Smartphone-i i tyre, edhe pse kanë një zyrë!  Nga ana tjetër tregu jo vetëm është ‘i lire’ por po bëhet përditë edhe më ‘i papërcaktueshëm’ pasi gama e mallrave dhe shërbimeve mund të tejkalojë me dhjetra ‘sektorë’, duke hapur të rinj e mbyllur të vjetër.

Lëvizjet dhe ndërveprimet janë aq të shumta dhe të shpeshta, sa edhe profesionet nuk mund të jenë më fikse e të përcaktuara ne llojin’Punëtori Punon për Shefin‘ por priren të kthehen në stilin ‘Punëtori bashkë me Shefin punojnë për Klientin’!

Foto: Gazetarët ne Tiranë transmetojnë drejtpërdrejtë ne median e tyre On-Line një konferencë për shtyp. Burimi: Ora News

Madje, edhe shumë profesione tashmë janë jashtëkohësuar, deri në pikën që mund të mos konsiderohen më të tilla.

Shembull:

Edukimi im i parë është Piktura dhe zotëroj ‘titullin profesional Piktor’. ‘Tregu Dje’ kishte shumë kërkesa për profesionin e Piktorit, duke ofruar hapësira pranë gazetave, revistave, kinostudiove, teatrove, shkollave, akademive, ekspozitave qytetare, veprave publike, dekoreve të qytetit, ushtrisë, etj.  Gjatë studimeve të mia kuptova se tregu po ofronte më shumë përfitime për prodhuesit e kornizave të drurit sesa për Piktorët! Dhe konstatova se Piktorët ‘aktual’ po ktheheshin në tip zejtarësh tradicionalë e po rralloheshin, ndërsa Piktoret që ecnin me kohën po ‘filtroheshin’ ne dy kategori:

1. ARTISTË bashkëkohorë – multimedialë (të cilët krahas pikturës së kavaletit, eksperimentonin artin  në mediume të ndryshme fizike, performime, media audio-vizive, etj)

2. PROFESIONISTË krijues pranë industrive të komunikimit dhe reklamave, kryesisht si ilustrues, grafistë dhe dizenjues, të dhënë pas mjeteve kompjuterike dhe digjitale. (Sektor ku unë bëj pjesë aktualisht.)

Nëse nuk do ta kisha bërë këtë zgjedhje para 15 vitesh dhe do t’i kisha ndenjur ‘besnik konceptit të jashtëkohësuar që kisha për pasionin tim që është dhe do të jetë gjithmonë piktura, dhe për rrjedhojë të kisha fajësuar rendom tregun si sinonim i ‘kohës së vështirë ku po jetojmë, si tregu që po ‘vret artin’,etj’ duke refuzuar të avancoja me ‘valën e zhvillimit’ që kapi Shqipërinë gjatë viteve 2000,  rrjedhimisht nuk do të kisha aspak përvojën që kam sot, e cila më ka dhënë mundësinë të sprovohem dhe të rritem, jo vetëm si profesionist krijues, por dhe si teknicien, studiues, marketues, menaxher dhe së fundmi edhe si sipërmarrës.

Që ta mbyllim me hyrjen e këtij shkrimi. Tregu ndryshon, kohët ndryshojnë, jeta ndryshon, njerëzit ndryshojnë.  Unë besoj se çdo ndryshim është POZITIV, për aq kohë sa njerëzit përshtasin dhe kanalizojnë pasionin e tyre në veprimtarinë dhe mjetet për  ZGJIDHJEN E SFIDAVE  të tregut bashkëkohor.

NËSE JU THONË SHPREHJE TË TIPIT ‘SOT, ËSHTË BËRË TREG I VËSHTIRË…KANË ARDHUR KOHË TË VËSHTIRA PËR EKONOMINË, ETJ’ – SIGUROHUNI NËSE KETO FJALË PO T’I THONË NJERËZ TË ‘TREGUT SOT‘ APO TË ‘TREGUT DJE‘?…TREGU PËRHERË ËSHTË DHE DO JETË NË LËVIZJE ; NDRYSHE S’KA JETË, S’KA ZHVILLIM… KJO ËSHTË ‘EKONOMIA’.

Foto : DUA LIPA – Koncert, Birmingham. The self-titled tour. 14.10.2017. Burimi: Faqja zyrtare @dualipaofficial në Facebook

KURRË ska pasur një treg më dinamik dhe më krijues se TREGU SOT. Kujtoni vetëm (fjala bie) artistë si Dua Lipa, Era Istrefi apo Bebe Rexha, këto këngëtare janë YJET E RINJ, vijnë nga një vend i vogël POR arti i tyre depërton sot në MBARË KONTINENTET BOTERORE!.. Ku e nisën? Si e nisën? Ku shesin? …Në www.YOUTUBE.com! Kaq duhet sot, pak dëshire dhe shumë punë, sepse mjetet dhe informacioni është jo vetëm ‘me shumicë’ por me ‘tepricë’!.. Ishte e konceptueshme kjo gjë para 10 vjetesh!? Jo, madje se dimë se çfarë konceptesh do të ndryshojnë pas 10 vitesh të tjera. Sot dikush bëhet i famshëm edhe për 1 ditë, nesër mund të bëhet për 1 minutë, nuk i dihet, ndaj…kaq, ndjekim valen, thjeshtë vijojmë të ecim me ‘Thjeshtësinë por dhe Shpejtësinë’ që ofron kjo KOHË, duhet të ‘modernizohemi profesionalisht’, të krijojmë mundësi të reja pune, mjete të reja për biznes, për të komunikuar ide të reja, shërbime të reja. SOT PASIONI ynë mund të bëhet dyfish më i vlefshëm kur plotëson NEVOJËN E KOHËS! S’ka qenë asnjëherë kaq e thjeshtë dhe e sofistikuar.